Geer prezantoi raportin për Maqedoninë: Rritje e korrupsionit, keqpërdorim i flamurit evropian dhe mosbesim në gjyqësi

Geer prezantoi raportin për Maqedoninë: Rritje e korrupsionit, keqpërdorim i flamurit evropian dhe mosbesim në gjyqësi

Me kritika të shumta, euroambasadori në Shkup David Geer, prezantoi Raportin e progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, në konferencë të përbashkët me zv. kryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Geer tha se raporti është i sinqertë i drejtë dhe shprehu shqetësimin për polarizimin politik.

“Shprehet shqetësim për polarizimin politik, veçanërisht në votimin e reformave. Procesi i zgjerimit të BE-së kërkon konsensus mbi reformat kryesore. Raporti vëren përdorimin e tepruar, ndonjëherë të panevojshëm, të flamurit të BE-së. Ka abuzim me flamurin për Kodin Penal dhe ligjet për korridoret 8 dhe 10-D. Asnjë përparim nuk është shënuar në sundimin e ligjit. Ka mungesë besimi tek gjyqtarët, si dhe shkarkimi i ish-kryetarit të këshillit gjyqësor. Bëjmë thirrje që rekomandimet të miratohen dhe ju kujtojmë rekomandimet e viteve të kaluara që nuk janë zbatuar”, tha Geer.

Ambasadori evropian theksoi gjithashtu se nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit.

“Në luftën kundër korrupsionit nuk është shënuar asnjë progres. Po shohim që rastet e korrupsionit të nivelit të lartë janë në rritje. Kjo rezulton me vjetërsimin e lëndëve, gjë që shkakton shqetësim të madh. Raporti vlerësoi punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Entit Shtetëror për Revizion, por bëri thirrje që rekomandimet të ndiqen nga të dyja… Kushtet në burgje janë ende të këqija, sidomos në Idrizovë”, deklaroi Geer.

Ndërkohë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq nuk sheh se raporti i Komisionit Evropian është negativ për Maqedoninë. Sipas tij, ka progres në 80 për qind të kapitujve.

LEXO EDHE:

Back to top button