Getinjo publikoi këngën e tij më të re, çfarë mesazhi qëndron pas këngës?

Ditën e sotme Getinjo publikoi këngën e tij më të re, “Pare”, e cila përcjell një mesazh shumë të fortë.

“Me pare ndryshoje jetën, por asnjëherë veten”, shkruan Getinjo në fillim të këngës, duke dhënë që në hyrje të saj në mesazh shumë domethënës.

Kënga u prit shumë mirë nga publiku, por për t’ju bërë parapritë atyre që mund të thonë se më herët ka qenë vetë ai që i ka kënduar parasë, Getinjo ka dhënë një shpjegim. Ai shprehet se vazhdon ta dojë paranë dhe të punojë për ta fituar, por përmes këngës ka dashur t’ju thotë të gjithëve që të kenë kujdes me mënyrën si sillen me veten e të tjerët kur bëjnë para.

“Tani po pres ata analistët të më thonë po bie në kundërshtim me veten se e ke nxjerrë një herë këngën o moj pare a e din sa shumë të dua. Ka dhe nga ata që thonë ky ka bërë para tani e na shet mend ne. Këngën që kam publikuar sot është mesazh se çfarë të bën paraja, domethënë nuk kam thënë që nuk e dua paren, akoma e dua, akoma punoj për pare se është nevojë e jetës, ama kujdes si sillesh me veten dhe njerëzit duke bërë pare. Ai është mesazhi.

Edhe ju kërkoj falje atyre njerëzve që nuk mund të kuptojnë çfarë them se jam dhe pak i thellë kur flas dhe shkruaj, por e kam për detyrë t’ju shpjegoj atyre që nuk më kuptojnë kështu që ju përshëndes të gjithëve, ruani shëndetin, bëni para, por mos e prishni veten”, shprehet Getinjo.

LEXO EDHE:

Back to top button