Gir: Në BE është i ndaluar procesimi i informacionit rreth etnisë ose fesë

Ambasadori i BE-së Dejvid Gir, thotë se sipas rregulloreve evropiane, përpunimi/procesimi i informacionit në lidhje me përkatësinë etnike ose fetare është i ndaluar. Sa i përket shfaqjes së një informacioni të tillë në letërnjoftime, kjo ende rregullohet nga secili vend veç e veç. Kryeministri Zoran Zaev njofton se vendi do të ndjekë vendimet evropiane. DEKLARATË

Kjo çështje është pjesë e rregullores, për mbrojtjen e përgjithshme të të dhënave personale. Kështu, kur përpunohet ai informacion në lidhje me përkatësinë etnike, përkatësia fetare, dhe elementë të tjerë janë të ndaluara. Për momentin në Bashkimin Evropian, letërnjoftimet, janë një çështje që rregullohen individualisht nga secili shtet anëtar, dhe do të jetë kështu, megjithatë, në gusht, kjo rregullore e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale pritet të miratohet në nivelin e BE-së, dhe të jetë e vlefshme për të gjithë BE-në – tha Dejvid Gir- Ambasador i BE-së.

Si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është gjithmonë e domosdoshme për ne që të harmonizojmë legjislacionin e brendshëm me rregulloret evropiane. Në gusht ose tetor, sa herë që Bashkimi Evropian fillon të debatojë për këtë çështje, ne do të përfshihemi, dhe natyrisht në fund do të ndjekim të gjitha rregulloret dhe vendimet Evropiane, sepse duam të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian – u shpreh Zoran Zaev – Kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button