Gir-partive politike: Mbajini duart larg gjyqësorit!

Gir-partive politike: Mbajini duart larg gjyqësorit!

Bashkimi Evropian është i zhgënjyer nga zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor. Ambasadori i BE-së në Shkup Dejvid Gir tha se shkelja e procedurave nga institucioni që duhet të sigurojë pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqësorit është shqetësuese. Në Programin 200 në Alsat, Gir iu bëri thirrje partive politike dhe grupeve të tjera financiare të interesit t’i mbajnë duart larg gjyqësorit.

“Ne jemi të zhgënjyer. Kur shikon zhvillime, kur procedurat e brendshme nuk respektohen, natyrisht që ngjall shqetësime. Është shumë e rëndësishme që Këshilli Gjyqësor të mos jetë i kapur nga interesat politike apo interesat financiare prandaj u them të gjitha partive politike, grupeve financiare të interesit, mbajini duart larg Këshillit Gjyqësor por edhe gjykatësve dhe anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, që duhet të luani rol të madh, keni përgjegjësi të madhe të ndërtoni gjyqësor që arrin standardet më të larta dhe mbi të gjitha plotëson pritjet e qytetarëve të cilët duan të mbështeten në sundimin e ligjit i cili duhet të jetë i drejtë, qartësisht i pavarur dhe me integritet”, deklaroi ambasadori i BE-së në Shkup Dejvid Gir, në Programin 200 në Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button