Gjashtë persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit


24 orëshi i fundit ka regjistruar 131 raste të reja me Covid 19 nga 1.297 teste të kryera. Numri më i lartë i të prekurve me këtë virus sërish mbetet në Shkup, dhe atë 34 të infektuar të rinj. Sipas të dhënave nga Shëndetësia, betejën me virusin korona e kanë humbur 6 persona ndërkohë që 81 pacientë më këtë virus janë shëruar. Ndërsa shifra e të infektuarve mbetet e lartë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka paralajmëruar se vjeshta mund të sjellë shumë rreziqe, ndërsa virusi dëshmoi se është jashtëzakonisht i paparashikueshëm.

Masat për mbrojtje personale janë të qarta dhe tashmë shumë të njohura. Dhe nuk janë të vështira për t’u respektuar, jam i sigurt. Nevojitet vetëm pranim i realitetit dhe besim se, nëse u përmbahemi në mënyrë rigoroze, kjo do të kalojë. Se do të kemi sukses , ndërsa suksesi do të jetë i yni, i përbashkët. Dëshiroj t’ju bindë se si ministër bëj gjithçka nevojitet për t’u përgatitur për periudhën e vjeshtës. I përforcojmë kapacitetet spitalore dhe kuadrin – deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Filipçe njoftoi se gjashtë muaj që nga paraqitja e rastit të parë me koronavirus autoritetet shëndetësore po bëjnë maksimumin në luftën kundër virusit. Megjithatë ai apeloi që edhe qytetarët të bëjnë kujdes dhe të respektojnë masat.

Me respektim të masave për mbrojtje të shëndetit personal, përveç që mbroni veten dhe të afërmit tuaj, ju jepni kontribut personal në përpjekjet e punonjësve shëndetësorë të cilët çdo ditë luftojnë për një jetë njerëzore. E di se jeta me virusin është e lodhshme dhe e kuptoj sa e vështirë është që ndoshta gjërat nuk janë ashtu siç do të donit të jenë. Por, kjo nuk do të zgjatë përjetësisht. Nga dita në ditë, jemi gjithnjë e më afër tejkalimit të krizës – theksoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm I të infektuarve në vendin tonë që nga fillimi I virusit është 14. 293, numri i pacientëve të kuruar ka arritur në 11.014, ndërsa numri i vdekjeve 596. Aktualisht, numri i rasteve aktive në vend është 2.683.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button