Gjatë 24 orëve u arrestuan katër persona për dhunë në familje

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar katër persona, nën dyshimin për dhunë në familje, në kuadër të shtatë rasteve të raportuara. Në Tetovë u arrestua 44 vjeçari nga Tetova nën dyshimet se ka sulmuar bashkëshorten, në Gazi Babë u arrestua 46 vjeçari pasi sulmoi prindërit dhe kërcënoi anëtarët tjerë të familjes, ndërsa më Shuto Orizare u arrestua 40 vjeçari pasi e ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën. Policia ka arrestuar edhe një 29 vjeçar nga Vinica pasi e ka sulmuar nënën e tij. Në Policia janë raportuar raste si sulmi i 63 vjeçarit nga Draçeva ndaj bashkëshortes, ndërsa një 34 vjeçar u raportua në Polici se ka kërcënuar bashkëshorten. “Një grua 37-vjeçare ka denoncuar se pranë vendit të saj të punës, gjersa ka qenë në automjet me partnerin e saj jashtëmartesor A.N., ai i ka hedhur një substancë kimike në pjesën e fytyrës dhe në sy. Të dëmtuarës i është ofruar ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave”, njoftoi MPB./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button