Gjatë ditës vendkalimi kufitar Tabanoc ishte pika më e ngarkuar në vend
Gjatë ditës vendkalimi kufitar Tabanoc ishte pika më e ngarkuar në vend
Gjatë ditës vendkalimi kufitar Tabanoc ishte pika më e ngarkuar në vend. Kolona të gjata makinash presin gjatë hyrje dhe dalje. Ndërkohë fundjava ka shtuar pritjet edhe në pikën kufitare me Greqinë.
Edhe në Bogorodicë kolona e makinave që presin për hyrje në Greqi është e gjatë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se punohet me kapacitet të plotë, janë hapur të gjitha sportelet por vala e madhe, sidomos e turistëve në këtë periudhë të vitit, shkakton presion shtesë nëpër pikat kufitare.