Gjermania dhe Franca përsërisin thirrjen për armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut
Gjermania dhe Franca përsërisin thirrjen për armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut
Lidert gjerman dhe francez kanë përsëritur thirrjen e tyre për një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut, pas takimit të tyre në Berlin, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha se kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, në takim diskutuan tensionet në Lindjen e Mesme dhe çështje të tjera ndërkombëtare.
Duke iu referuar lëshimit të mbi 180 raketave balistike mbrëmë nga Irani në Izrael, Hebestreit tha se “ata dënuan sulmet me raketa iraniane ndaj Izraelit në termat më të fortë të mundshëm”.
“Për sa i përket konfliktit midis Izraeli dhe Hezbollahut, liderët përsëritën thirrjen e tyre, të mbështetur nga shumë shtete, për një armëpushim të menjëhershëm dhe për zbatimin e Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shtoi ai.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane tha se Scholz dhe Macron gjithashtu diskutuan agjendën e samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian (BE) në mes të tetorit dhe mbështetjen perëndimore për Ukrainën, si dhe ranë dakord se “Gjermania dhe Franca do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.