Gjobiten 221 vozitës në Shkup, 58 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (13.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik dhe vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar 221 gjoba, prej të cilave 58 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 2 gjoba janë shqiptuar për vozitje në gjendje të dehur, 12 për shfrytëzim të celularit gjatë vozitjes, 4 për kalim në të dritë të kuqe të semaforit. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh në trafik.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button