Gjykata Civile: Mbi 20,000 raste janë të pazgjidhura
Gjykata Civile: Mbi 20,000 raste janë të pazgjidhura
Gazetar: Mihajllo Donev
Numër dukshëm më i vogël i gjykatësve se korniza e paraparë me ligj, që rezulton me rritje të numrit të lëndëve gjyqësore të pazgjidhura dhe lëndëve që kanë mbetur në sirtar nga viti paraprak, konstaton Enti Shtetëror i Revizionit në analizën e tij për funksionimin e Gjykatës Civile Shkup. Sipas revizorëve, në vitin 2022 kjo gjykatë ka punuar me 20 gjykatës më pak dhe tashmë në fund të vitit 2023 ky numër shkon në minus 27 gjykatës. Mungesa e gjykatësve në një masë është edhe për shkak të pensionimit të gjykatësve, vendet e të cilëve më pas janë lanë të paplotësuara.
“Në fund të vitit 2022, Gjykata Themelore Civile e Shkupit ka ushtruar pushtet gjyqësor me 57 gjykatës. Në vitin 2023 në Gjykatën Themelore Civile në Shkup, funksionin gjyqësor e kanë kryer gjithsej 55 gjykatës, ndërsa gjatë vitit 2023 në pension kanë dalë 5 gjykatës, duke lënë 50 gjykatës. Sipas ligjit në total, në këtë gjykatë duhet të jenë 77 gjykatës”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.
Pikërisht si pasojë e mungesës së gjykatësve, raporti i revizioneve vërehen rritje të numrit të lëndëve të pazgjidhura nga viti i kaluar. Një rritje e tillë është shënuar edhe në raportin për punën e Këshillit Gjyqësor, i cili duhet të miratohet sot në seancë plenare në Kuvend.
Raport për punën e Këshillit Gjyqësor për vitin 2023 –
Gjykata Themelore Civile Shkup e filloi muajin janar të vitit 2023 me 18.058 lëndë të pazgjidhura, ndërsa vitin e mbylli me 20.066 lëndë të pazgjidhura. Sipas të dhënave, Gjykata Themelore Civile Shkup nuk ka menaxhuar fluksin e lëndëve dhe e ka rritur numrin e lëndëve të pazgjidhura për 2008 lëndë.
Përveç rritjes së numrit të lëndëve të pazgjidhura dhe mungesës së gjykatësve, Gjykata Civile e Shkupit, sipas revizorëve, ballafaqohet edhe me një numër të pamjaftueshëm të të punësuarve në policinë gjyqësore.
Me aktin për sistematizimin e Gjykatës Themelore Civile Shkup, në departamentin e policisë gjyqësore janë paraparë 15 vende pune, ndërsa janë plotësuar vetëm shtatë.
Raporti i revizorëve për vitin 2023 vë në pah se gjyqësori nuk merr përqindjen e përcaktuar me ligj të buxhetit të shtetit, pra i ndahet vetëm 0.3 për qind, që është shumë më poshtë kufirit të përcaktuar ligjërisht prej 0.8 për qind të PBV-së. Kjo do të thotë se fondet e miratuara janë 58 për qind më pak se sa ishte planifikuar, gjë që sipas revizorëve me këtë seriozisht kufizohet puna e gjykatës.