Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur lirim të plotë për Ismail Morinën, i njohur ndryshe si Ballist Morina

Vendimi u mor këtë të hënë nga gjyqtarja Anita Mici, ndërsa Avokat është Gramoz Lici.

Policia arrestoi Ismail Morinën më 25 maj. Pas arrestimit Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Durrësit ka vendosur që Morina duhet të vuajë dënimin me 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Ismal Morinaj, i njohur ndryshe edhe si Ballist Morina u bë i njohur për shkak të dronit që ngriti mbi stadiumin e Beogradit më 14 tetor të vitit 2014.

Droni mbante në të hartën e Shqipërisë etnike, çka bëri që serbët të shpërthenin në stadium dhe ndeshja të anulohej. Shqipëria e fitoi ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3. /Euronews Albania

LEXO EDHE:

Back to top button