Qyteti i Shkupit do të dorëzojë padi penale ndaj Zllatko Perinskit

Qyteti i Shkupit do të dorëzojë padi penale ndaj Zllatko Perinskit

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e cila mori pjesë në konferencën për media të thirrur nga Zllatko Perinski, tha se kanë përgatitur dokumentacionin e nevojshëm me të gjitha indikacionet që kanë ndaj drejtorit të shkarkuar, lidhur me tenderin për “stacionin e pastrimit” duke mos precizuar kualifikimin e iniciativës si dhe duke mos e precizuar qartë nëse kishte ose jo vepër penale.

Nga ana tjetër Perinski tha se nuk ndjehet fajtor, hedh poshtë akuzat duke i cilësuar si të pabaza dhe kërkon nga institucionet që kompetente t’i fillojnë hetimet.

Ndërkohë Arsovska e pyetur lidhur me koalicionin me VMRO-DPMNE-në, mbështetjen e së cilës e gëzoi në zgjedhjet e fundit lokale, tha:

“Raportet janë të shkëlqyeshme, por ka probleme me disa individë”, deklaroi Arsovska./Alsat.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button