Gjykatësit dhe prokurorët, Mickoski: Organet të zbulojnë nëse ka shkelje

Gjykatësit dhe prokurorët, Mickoski: Organet të zbulojnë nëse ka shkelje

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ishte i përmbajtur në kritikën e tij për listën me të afërmve të politikanëve, të prokurorëve e gjykatësve në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë. Ai thotë se institucionet duhet të zbulojnë nëse ka ose jo shkelje të procedurave.

“Unë nuk dua t’ua bëj njerëzve atë që nuk dua njerëzit të ma bëjnë mua dhe në emër të kësaj do të përmbahesha nga çfarëdo komenti i cili lidhet me pasione të ulëta që një pjesë e atyre që e kanë kaluar këtë provim janë të afërt me politikanët e pushtetit, pa marrë parasysh a është kryetar Kuvendi, ministra, njerëz që punojnë në prokurori, në gjykatë, etj. Mendoj se është etike që familja të mbahet larg politikës dhe apeloj që organet përgjegjëse për këtë proces të zbulojnë nëse ka parregullsi dhe ata të sanksionohen. Nëse ka parregullsi, nuk ka më bijë dhe bija, por ka shkelje dhe joshkelje të ligjit”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat-m.tv

LEXO EDHE:

Back to top button