Gjykimet online, reteron ministri Mariçiq

Gjykimet online mbetet vetëm ide. Në një intervistë për Evropën e Lirë, Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiç i zbuti qëndrimet mbi digjitalizimin e procedurave gjyqësore. Ai theksoi se si Ministri e dinë se për gjykime përmes internetit duhet të ketë ndryshime të ligjeve për procedurat kontestuese dhe penale, për të cilat duhet shumicë prej dy të tretave. Nëse deri para disa ditësh, Ministri përmes paraqitjeve publike dhe postimeve në rrjetet sociale dërgonte mesazhe që gjyqësori mund të funksionojë përmes internetit, sot thotë:

“Nëse kjo në fund do të përfundojë me digjitalizim të plotë apo do të kërkohen zgjidhje të tjera, disa prej tyre u propozuan nga prokurori Ljubomir Joveski – gjykimet për mbahen në ambient të hapur, gjykime në objekte të mëdha. Dhe ky është një opsion. Ne nuk do të insistojmë në atë që kjo ide duhet të realizohet, por nuk do ta refuzonim si mundësi dhe si ide që duhet të diskutohet me autoritetet gjyqësore”.

Porosia se nuk ka kushte për gjykime online në adresën e Mariçiqit arriti edhe nga prokurori i shtetit Ljubomir Joveski por edhe nga kryetari i Gjykatës Civile, Ilir Sulejmani. Sulejmani tha se gjykata që ai drejton nuk mund të gjykojë përmes internetit pa ndryshuar ligjet procedurale që kërkojnë 80 vota në Kuvend. Ai më tej theksoi se Gjykata nuk ka kushte teknike për të kryer gjykim digjital dhe nuk ka vlerësim se sa do të kushtonte blerja e pajisjeve për një proces të tillë. Gjykimin online e problematizuan edhe nga Këshilli Gjyqësor. Nga atje, theksuan se përveç faktit që nuk ka mundësi ligjore për këtë, pëlqim shtesë duhet ta japin të pandehurit dhe avokatët që i përfaqësojnë ata. Megjithëse Ministri i Drejtësisë dhe zëvendësi i tij në mënyrë të sinkronizuar deklaruan se koha është për gjykime përmes internetit, askush nuk u këshillua me Komisionin për Ndryshime në Ligjin për Procedurë Penale, i cili është pjesë integrale e Ministrisë së Drejtësisë, për qëndrim profesional nëse ekziston apo jo mundësia për gjykime online.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button