Gjykimi për zjarrin në klubin e natës Puls në Koçan do të fillojë më 19 nëntor në sallën e gjyqit në burgun e “Idrizovës”, njoftoi sot Gjykata Penale. Gjykimin do ta udhëheqë gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa anëtari i dytë i këshillit gjyqësor, i cili do ta trajtojë rastin është gjyqtari Ahmed Idrizi. Përveç 19 nëntorit, Gjykata Penale informoi për disa data të tjera për seancat e ardhshme – 25 dhe 26 nëntor, dhe më pas, 2, 4, 10 dhe 11 dhjetor. Nga zjarri në diskotekën Puls, më 16 mars në Koçan, deri më tani kanë vdekur gjithsej 63 persona, përfshirë gjashtë të mitur, dhe rreth 200 janë plagosur. Aktakuza përfshin gjithsej 37 persona fizikë dhe juridikë. /Alsat.mk
381 Less than a minute








