" "
Dy këmbësore femra janë lënduar rëndë pasi një automjet në lëvizje i ka goditur ato dy ditë më parë në Prishtinë. Policia njofton se i dyshuari është larguar nga vendi ngjarjes dhe gjatë ikjes ka shkaktuar edhe dy aksidente të tjera në komunikacion.
“I dyshuari e kishte paraqitur rastin se ju kishte vjedhur vetura e tij. Më datën 27.05.2021 pas hetimeve i njëjti është paraqitet në Stacionin policor dhe pranon se kishte fshehur rastin në fjalë. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet më tej në raportin e policisë së Kosovës.








