Goditje e re për shoferët: Rriten çmimet e benzinave, dizeli mbetet i njëjtë

Benzinat shtrenjtohen për gjysmë denari, çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar, Komisioni Rregullator ka marrë vendim të ri për çmimet e karburanteve. Çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 0,46 për qind në krahasim me përllogaritjen e javës së kaluar.

Nga mesnata do të zbatohen këto çmime: një litër eurosuper BS-95 do të kushtojë 87,50 denarë; eurosuper BS-98 – 89,50 denarë; vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) – 94,00 denarë. Korrigjimi te mazuti M-1 NS është për shtesë prej 0,330 denarë, kështu që kilogrami do të shitet për 51,144 denarë.

Nga KRRE theksojnë se megjithëse në bursat botërore çmimet referente shënojnë ulje, kursi i denarit ndaj dollarit amerikan është më i lartë për 1,0116 për qind, gjë që ndikon në përllogaritjen përfundimtare të çmimeve vendore

 

LEXO EDHE:

Back to top button