Streptokoku në rritje te fëmijët, mjekët paralajmërojnë kujdes gjatë vapës

Gazetare: Linda Ebibi Ademi

Temperaturat e larta, të cilat kanë arritur deri në 30 gradë Celsius për një kohë shumë të shkurtër, kanë ndikuar në rritjen e numrit të kontrolleve mjekësore, kryesisht te personat me sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe probleme kronike të frymëmarrjes, si astma dhe sëmundjet e rrugëve të sipërme e të poshtme respiratore. Mjekët thonë se më të prekur nga temperaturat e larta mbeten fëmijët dhe të moshuarit, për shkak të ndjeshmërisë më të madhe të organizmit ndaj vapës dhe ndryshimeve të menjëhershme klimatike.

“Këto ditë kemi pas rastin të paraqitet streptokoku në shifra të larta tek pacientët dhe jemi të detyruar të japim terapi penicilinat, me i trajtuar ata pacinetë. 1:18 tek fëmijët më tepër është paraqit streptokoku në lëkurë, në fytyrë dhe te trupi në formë të skuqjes në të gjithë trupin, dhe temperatura të larta të trupit deri në 39 gradë celsius. Tek sëmundjet kardiovaskulare se ka variacion të tensionit disa pacientë kanë tension shumë të lartë disa shumë të ulët”, deklaroi Safjane Bellçishta, mjeke amë

Mjekët apelojnë që personat e ndjeshëm të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të nxehta, të konsumojnë ushqime të freskëta si fruta dhe perime, të shmangin ushqimet e rënda dhe produktet e bulmetit, si dhe të vishen lehtë dhe përshtatshëm për motin e nxehtë.

“Për ta përballuar më lehtë këtë ndryshim të temperaturave i këshilloj pacientët që të rrinë nëpër vende më të freskëta, të konsumojnë më tepër ujë për ti dhënë freski trupit dhe bënë që organizmi të adaptohet në këto shifra të larta të temperaturës”, deklaroi Safjane Bellçishta, mjeke amë

Vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera. Pavarësisht temperaturave të larta, sinoptikës paralajmërojnë edhe mot me shi dhe stuhi. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button