Greqi, krerët e “Agimit të Artë” përfunduan në burg

35 të arrestuarit e “Agimit të Artë’, e shpallur tashmë organizatë kriminale nga gjykata greke kaluan natën e parë në burg. Në katin e shtatë të burgut të GADA-s u gjenden sërish bashkë, pas shumë vitesh, të gjithë krerët e lartë të organizatës kriminale si edhe 20 të dënuar të tjerë. Ata u vendosën në një hapësirë të projektuar posaçërisht, të ndarë në katër pjesë dhe nën mbikëqyrje të rreptë. Ata ndoqën protokollin e qendrave të paraburgimit me ushqimin standard, telefonatat e nevojshme ndërsa grupit drejtues i mungonte Giannis Lagos, i cili është në Bruksel si dhe i arratisuri Christos Pappas. Ky I fundit njihet si një ndër armiqtë e mëdhenj të shqiptarëve duke bërë deklarata të forta kundër Shqipërisë në mediat greke por edhe shqiptare.

LEXO EDHE:

Back to top button