GREQI, test PCR negativ për çdo udhëtar që më mbërrin në vend
Autoritetet greke do të kërkojnë një test negativ PCR për koronavirusin nga të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Greqi, nga çdo vend i botës, duke filluar nga ora 06:00 e së dielës 19 dhjetor, sipas një njoftimi të ministrisë greke të shëndetësisë.
Testi duhet të jetë kryer deri në 48 orë para nisjes.
Udhëtarët që kanë kaluar më pak se 48 orë në një vend përpara se të mbërrijnë në Greqi përjashtohen nga kjo kërkesë.








