Greqia kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, Pendarovski: Do ta zbatojmë deri në pikën e fundit

Me ceremoni solemne në pallatin presidencial në Athinë, u prit presidenti Stevo Pendarovski nga homologia e tij Katerina Sakellaropullu. Ky është takimi i parë bilateral të këtij niveli që nga pavarësia e vendit.

“Mesazhet nga Athina janë pozitive sa i takon mbështetjes që i jep Greqia integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Autoritetet në Athinë kërkojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës nga ana e Maqedonisë së Veriut. Palët janë dakorduar për vazhdimin e marrëdhënieve të mira ekonomike dhe politike”.

Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës, deklaroi presidentja greke, është i rëndësishëm për mbështetjen që i jep Athina-Shkupit në procesin euro-integrues.

Do te doja ta konfirmoj që ne i japim rëndësi përforcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe perspektives evropiane të Maqedonisë së Veriut. Pajtoheni se zbatimi i plotë dhe me vullnet të mirë i Marrëveshjes së Prespës është kyç për arritjen e këtyre dy qëllimeve. Tashmë kanë kaluar dy vite e gjysmë që kur Marrëveshja e Prespës ka hyrë në fuqi. Nga ana e Maqedonisë së Veriut janë bërë disa hapa pozitivë por përsëri shumë çështje mbeten të pazgjidhura. Mbyllja e këtyre çështjeve të hapura do të mundësojë zhvillim të mëtejmë të marrëdhënieve tona – tha Katerina Sakellaropullu, Presidente e Greqisë.

Presidenti Pendatovski deklaroi se është lajm i mirë që të dy komisionet të cilat dalin nga marrëveshja dhe të cilat s’janë takuar që nga fillimi i pandemisë, kanë caktuar takimet e radhës.

Mu konfirmua që Marrëveshjen e Prespës, pavarësisht qëndrimeve aktorët i kanë pasur më herët ndër vite do ta zbatojnë, se vlen dhe se duan zbatim të plotë të tij. Unë thash se ajo marrëveshje është dera jonë në integrimet euro-atlantike dhe e kemi për qëllim ta zbatojnë deri në pikën dhe presjen e fundit. Presim që të dy vendet të qëndrojnë pas asaj që është shkruar – deklaroi Stevo Pendarovski, President.

Pandarovski takoi edhe kryeministrin grek Kirjakos Micotakis i cili konfirmoi mbështetjen për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

I japim shumë rëndësi përforcimit dhe thellimit të marrëdhënieve tona bilaterale por edhe promovimit të procesit euro-integrues të Maqedonisë së Veriut. Kjo është një çështje për të cilën do të kemi mundësi të bisedojmë në Slloveni, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Më vjen mirë që bashkëpunimi ynë bilateral ec përpara me hapa stabil në fushën e energjetikës, mbrojtjes dhe doganës – tha Kirjakos Micotakis, kryeministër i Greqisë

Pendarovski përfundoi vizitën në Greqi me takim me kryebashkiakun e Athinës.

Nga Athinë për TV Alsat, Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button