Greqia voton për parlamentin e ri

Greqia voton për parlamentin e ri

Zgjedhjet parlamentare po mbahen sot në Greqi, ndërsa 9,8 milionë qytetarë pritet t’i drejtohen kutive të votimit. Deri në këtë moment pjesëmarrja në votime është 31.52%, ndërkohë që kanë votuar të gjithë kryetarët e partive që kandidojnë.

Ministria e Brendshme greke deklaroi se procesi i votimit nisi me diasporën, ku 16 827 grekë që jetojnë jashtë vendit dhe që kishin shprehur dëshirën të votojnë, iu drejtuan kutive të votimit në ambasada, shkolla dhe biznese.

Autoritet u bëjnë thirrje votuesve të marrin pjese në proces për të votuar një prej 40 partive ose formacioneve politike të regjistruara. Favorit për fitore janë konservatorët e Kyriakos Mitsotakis, të ndjekur prej radikalëve të majtë “Syriza” të Alexis Tsipras, ndërsa rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë së re pritet të ketë edhe PASOK që kryesohet nga Nikos Andrulaqis. Edhe këtë vit kandidojnë shtetas grekë me origjinë shqiptare, të cilët kryesisht aderojnë në partitë e së majtës greke.

LEXO EDHE:

Back to top button