“Korridoret”, Sindikata do t’i kontestojë ligjet. “S’pranojmë punë 60 orë në javë me asnjë çmim”

“Korridoret”, Sindikata do t’i kontestojë ligjet. “S’pranojmë punë 60 orë në javë me asnjë çmim”

Gazetar: Ardit Ramadani

Ligji për Marrëdhënie Pune që Kuvendi po e shtynë me procedurë të shkurtuar do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Ivan Peshevski nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut për REL tha se do të kontestojnë dispozitat sipas tij antikushtetuese, që i çojnë punonjësit në një prej sektorëve me shkallën më të lartë të rrezikshmërisë, të punojnë deri në 72 orë në javë.

“Qeveria jonë definitivisht konsideron se duhet t’i kthejë punonjësit maqedonas në skllavëri dhe feudalizëm dhe të punojnë nga 40-60 orë si orar i rregullt dhe plus 12 orë ndoshta të ju paguhen si punë jashtë orarit. Marrë parasysh se çdo ditë nga 12 orë, janë 72 orë, kufiri që ata nuk e parashohin në Ligjin për Marrëdhënie Pune lejon që vetëm 1 punonjës të pushojë 12 orë në ditë dhe përgjatë javë, 24 orë,” deklaroi Ivan Peshevski, kryetar i Sindikatës së Ndërtimtarisë.

Më herët, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale kishte deklaruar se punonjësit vetë do të nënshkruajnë deklaratë me anë të së cilës do të pajtohen ose jo të punojnë në ato kushte. Sipas Peshevskit, s’ka marrëveshje që mund t’i legjitimojë këto kushte antikushtetuese.

“Nuk ka çmim që mund të ju paguajë të punoni 72 orë në javë me çfarëdo qoftë pajtueshmëria paraprake. Ajo është antikushtetuese dhe përsëri ne do ta t’i kontestojmë edhe ato “pajtueshmëri”, deklarata apo çfarëdo që të nënshkruajnë punëtorët.” Është e pamundur që më shumë se 50 orë në javë të punohet në sektorin e ndërtimtarisë sepse nga ajo që kemi parë në të kaluarën, ka punonjës të lënduar, të rënë nga skelet, të vdekur në vetë autostradat, kjo është përsëri do ju them një punë me shkallë të lartë të rrezikut,” tha Ivan Peshevski, kryetar i Sindikatës së Ndërtimtarisë.

Nga ana tjetër, vendi ka kohë që ka mungesë të punëtorëve në këtë sektor për shkak të pagave të ulëta. Sipas statistikave, 26 mijë denarë është paga mesatare për një punonjës ndërtimtarie në ndërtim të ulët dhe 29 mijë në ndërtim më të lartë. Ata përballen me punë në të zezë dhe me shkelje tjera të Ligjit për Marrëdhënie Pune dhe Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë.

Ky ligj bën pjesë në grupin e ligjeve që do të miratohen me flamurin evropian, me arsyetimin që shtetit t’i kushtojë më pak ndërtimi i korridorit 8 dhe 10-D dhe kjo procedurë të jetë më e shpejtë dhe më efikase. / alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button