Makina e parë sportive në botë, në ankand Belgjikë, ofertat nisin nga 1,3 milion euro

Makina e parë sportive në botë, në ankand Belgjikë, ofertat nisin nga 1,3 milion euro

Super-makina e parë sportive në botë është nxjerrë më në fund në ankand në Belgjikë dhe adhuruesit e saj do të mund të nisin ofertat 1.3 milionë euro.

Modeli ngjyrë të argjendtë i vitit 1961, 300 SL Roadster Mercedes mund të arrijë shpejtësi deri në 210 km në orë dhe vjen me një seri opsionesh të habitshme të prodhimeve klasike. Modeli ka timonin në krahun e majtë dhe duket sikur ka dalë nga një film i James Bond, me ngjyrën sportive dhe çatinë e konvertueshme. Trupi i saj është restauruar në vitet 1990 në Gjermani ndërsa ruan motorin origjinal Mercedes-Benz.

Makina mund të arrijë nga zero në 100 km në orë brenda tetë sekondave, çka është një tipar i mrekullueshëm për kohën kur është ndërtuar. Shitësi i saj Gregory Tuytens thotë për mjetin: “Pas një restaurimi prej 1,200-orësh në vitet 1990, mjeti sportiv prezantohet me një veshje klasike të argjendtë Mercedes-Benz dhe veshje të brendshme të kuq të errët.” / alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button