Greva, SBAShK-u në takim me Komisionin e Arsimit

Greva, SBAShK-u në takim me Komisionin e Arsimit

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj ka thënë se në mesin e njerëzve që po shahen është ai dhe shumë mësimdhënës.

“U tentua që Rrahman Jasharaj të shpallet armik i vendit. Dhe asnjëherë nuk u distancuan deputetët e pozitës dhe kryeministri. Uroj që të kenë atmosferë të njëjtë siç e kam unë në shtëpi, uroj ta kenë nga Zoti”, deklaroi ai.

“Mua duhet të më përcjellin në rrugë shokët, për shkak të inskenimeve. Rrahman Jasharaj nuk e ka shpallur dhe nuk e mbyll grevën. I vetmi fajtor është kryeministri Kurti dhe qeveria që drejton”, shtoi ai.

“82 shkresa i ka dërguar BSPK dhe asnjë takim serioz nuk kemi pasur. Takimi dy orësh me Muratin, kryeministrin, ministren e Arsimit, doli me stilin merr ose le. U bullizova nga kryeministri në kuvend për shprehjen vëlla. Sepse në Kosovë kur bisedojmë pa hile, e përdorim shprehjen “vëlla”. E harroj fjalinë e dytë kur i thash bëj të pamundurën si vëlla e kryeministër”, ka shtuar ai.

Kështu u shpreh ai para Komisonit për Arsim, ku shtoi se përkundër premtimeve nuk ishin pjesë e hartimit të Ligjit.

Në anën tjetër, kryetari i komisionit, Ardian Gola ka thënë se është interes jetik të ruhet autoriteti dhe integriteti i mësuesit.
Ai tha se nuk është mirë që të përmenden emrat e kryeministrit, e të tjerëve që përmendi Jasharaj. Për këtë Jasharaj tha se nuk do të flas më dhe të njëjtën gjë e ka bërë Kurti në parlament, por ai nuk u ndalua.

“Mendoj se SBAShK-u është palë jashtëzakonisht e rëndësishme. Është interes jetik për mësimdhënësit që të ruhet integriteti dhe autoriteti i mësuesit. Në këtë kontekst e konsideroj takimin me ju shumë të rëndësishëm. Unë mendoj se secili prej nesh ndan hallet e përbashkëta për të drejtat e mësimdhënësve në mënyrë qe të tejkalojmë gjendjen”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:

Back to top button