Gruaja 96 vjeçare, personi i parë që vaksinohet kundër Covid-19 në Spanjë

Sot vendet e Bashkimit Evropian edhe zyrtarisht nisin vaksinimin kundër Covid-19 me vaksinën e Pfizer dhe BIoNtec.

Mëngjesin e sotëm vaksinimi ka nisur edhe në Spanjë, vend anëtarë i Bashkimit Evropian.

96-vjeçarja Araceli Rosario Hidalgo, është bërë personi i parë në këtë vend që është imunizuar me vaksinë kundër koronavirusit, shkruan Alsat.

Hidalgo vaksinën e morri në shtëpinë për kujdes të të moshuarve “Los Olmos” në Guadalajara.

“Le të shohim nëse mund ta largojmë virusin”, tha disa minuta më vonë e moshuara.

Spanja që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 1,869,610 raste me Covid-19 dhe 49,824 viktima.

 

LEXO EDHE:

Back to top button