Grubi: Ligjet me 2/3 do të përpilohen me opozitën

Zv/kryeministri Artan Grubi njoftoi se në Qeveri është diskutuar për një praktikë të re të përpilimit të kornizave ligjore që duhet të miratohen më 2/3 e votave dhe e cila do të përfshijë në mënyrë aktive edhe opozitën. Kjo vjen pas vendimit të fundit të opozitës që të mos votojë konfirmimin e vendimeve për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në muajt mars-qershor nga presidenti Pendarovski.

“Te të gjitha ligjet sistemore reformuese të cilat duhet të miratohen me 2/3, opozita duhet të marrë pjesë në mënyrë konstruktive. Madje në mbledhjen e fundit të Qeverisë e ngritëm këtë çështje dhe kërkuam që të gjitha ligjet që kërkojnë shumicë prej 2/3 paraprakisht të diskutohen me opozitën maqedonase dhe shqiptare dhe të bëhet një grup pune, të konsolidohet teksti që të jetë i pranueshëm për të gjitha palët dhe më pas ta procedojmë në Kuvend”, deklaroi Artan Grubi, zv/kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button