Hagë, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së kërkon që gjykimi të nis në 2022

Në seancën e sotme në Dhomat e specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, zyra e prokurorit të specializuar propozoi që gjykimi të nisë në verën e vitit 2021, por kjo u kundërshtua nga mbrojtja, sipas së cilëve duhen së paku 18 muaj për hetime dhe gjykimi mund të nisë në verë 2022.

Mbrojtja ka informacion të bollshëm për të ftilluar hetimet menjëherë, ne ua kemi bërë të ditur afatin e nxjerrjes së materialeve”-tha Kleir Lauson, prokurore.

Avokati i Hashim Thaçit, David Hooper e quajti absurd propozimin për fillim të procesit gjyqësor në vitin e ardhshëm. Ai tha se mbrojtjes i nevojiten 18 muaj së paku deri në fillimin e gjykimit. Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson tha se përvoja me Tribunalin e Hagës ka treguar se mund të ketë prova false.

Sa i përket aktakuzës kur ke përpara një aktakuzës që është e redaktuar, për shembull një fjali kur thotë ‘në një ditë’ dhe nuk jepet dita apo data, kjo nuk është një format adekuat me fjalë të tjera, redaktimi duhet të jetë një shkallë më të vogël dhe materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen”-pohoi David Hooper, avokat i ish presidentit Hashim Thaçi.

Mund të kenë prova false që janë paraqitur në shumë raste nga prokuroria. Ndoshta prokuroria nuk e di që kanë qenë false, por ne na duhet të bëjmë ekzaminim forenzik të fakteve të paraqitura”-theksoi Ben Emerson, avokat i Kadri Veselit.

Çuditem se si prokuroria mendon që të akuzuarit mund të prisnin që akuzat kundër tyre do të konfirmoheshin. Afatet kohore janë absolutisht të papranueshme”- deklaroi David Young, avokat i Rexhep Selimit.

Prokuroria pretendon se lënda e saj disponon me gati 100.000 prova dhe se materiali mbështetëse për aktakuzën e paraqitur për konfirmim, ka pasur mbi 40 mijë faqe. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi u paraqitën para Speciales javën që shkoi. Ata po mbahen në paraburgim dhe në paraqitjen e tyre të parë të gjithë u deklaruan të pafajshëm.

Shkëlzen Aqifi

LEXO EDHE:

Back to top button