Veto-ja bullgare, qeveria s’ka plan “B”

Pas vetos bullgare, Qeveria pa plan B për zgjidhjen e kontestit maqedono-bullgar. Por mbetet optimiste se deri në dhjetor do të gjendet kompromis dhe vendi do të fillojë negociatat me BE-në.

- Advertisment -

Ministritë e jashtme bisedojnë. Strategjia është shumë e qartë: Marrëveshja është kornizë e shkëlqyeshme për gjetjen e zgjidhjes. Komisioni i ekspertëve duhet të vazhdojë drejt gjetjes së zgjidhjes për figurat e mbetura historike”-tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.

Ministri i Jashtëm, Osmani beson se dallimet dypalëshe mund të zbuten përmes komisionit ndër-qeveritar. Thotë se i ka filluar përgatitjet, por se ende nuk ka një datë se kur do të mbahet ky takim.

Rikthimi i intensitetit të kontaktit, veçanërisht i këtij komisioni për të shqyrtuar të gjitha këto tema që po i bisedojmë ne në kontekstin bilateral, për t’i zbutur disa shqetësime që kanë ata, apo dallimet në pritjet që kemi, mendoj se ky komision është instrumenti i duhur për t’i biseduar këto dallime dhe eventualisht për t’i konstatuar gjetjet e përbashkëta”-pohoi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Ekspertët nga ana tjetër thonë se optimizmi i Qeverisë është i rremë.

Nesër po të fillojë komisioni ndër-qeveritar, nuk mund të sjellë kurrfarë rezultati, sepse qëndrimi i palës bullgare bazohet në shantazh, ultimatum: ose do ta pranojmë mendimin e tyre rreth maqedonasve, historisë dhe gjuhës, ose nuk ka marrëveshje. Ky është qëndrim i zyrtarizuar dhe askush, as kryeministri, as presidenti e as komisioni negociues nuk kanë të drejtë të dalin nga ky kontekst, që është i papranueshëm për palën maqedonase”-tha Risto Nikovski, ish ambasador.

Kryeministri Bullgar Borisov sot shprehur keqardhje që Shkupi nuk u angazhua për zgjidhjen e kontestit, por sipas tij, priti që kjo çështje të tejkalohet përmes lobimit dhe presioneve.

Ishim jashtëzakonisht qëllim-mirë dhe të kujdesshëm në të gjitha bisedat që kishim me to. Shumë qartë ua sqaruam se deri ku mund të shkojnë kompromiset tona”-pohoi Bojko Borisov, kryeministër i Bullgarisë.

Që t’ia hapë rrugën drejt BE-së, Sofja e kushtëzon Shkupin me respektimin e formulimit të gjuhës në përputhje me Marrëveshjen e vitit 2017, udhërrëfyes me afate të sakta për zbatimin e marrëveshjes dhe tekst të qartë se pakica maqedonase në Bullgari nuk njihet.

 

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button