Haki Abazi i bashkohet Listës së AAK-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Haki Abazi i bashkohet Listës së AAK-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Nesër, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tani i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Sipas njoftimit të AAK-së, Haki Abazi i është bashkuar listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Të dielën në ora 12:00, në selinë e AAK-së mbahet konferencë e përbashkët shtypi e kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe Haki Abazit”, thuhet në njoftim.

Haki Abazi ka qenë një figurë e rëndësishme në Qeverinë Kurti 1, ku ka mbajtur edhe pozitën e zëvendëskryeministrit të parë.

LEXO EDHE:

Back to top button