Haradinaj: Kosova në duar të mafisë energjetike

Kryetari i AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për anulimin e projektit Kosova e Re, duke thënë se edhe refuzimi i gazsjellësit amerikan, së fundmi, do të sjellë pasoja të paparashikueshme për pozitën energjetike të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se popullizmi dhe retorika boshe e Qeverisë Kurti po shihet se i ka filluar goditjet e para për popullin e Kosovës dhe dëmet e vendimeve të gabuara strategjike për kohë të gjatë do t’i paguajë qytetari i Kosovës.

“Me të drejtë shtrohet pyetja: Kush janë këta njerëz që rrezikojnë stabilitetin e çmimeve dhe pavarësinë energjetike të Kosovës?!”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

As unë nuk e kam besuar që për një kohë aq të shkurtër të vinte në pah gabimi strategjik i Qeverisë Kurti për anulimin e projektit Kosova e Re në maj të 2020 i nënshkruar me kompaninë Amerikane Contour Global.

Kur ne kemi nënshkruar marrëveshjen në vitin 2017 për investim prej 1.3 miliardë euro, ne kemi qenë të vetëdijshëm se thëngjilli nuk është e ardhmja e energjisë por, Kosova nuk ka pas alternativë të shpejtë që ruan qytetarin, garanton zhvillim ekonomik dhe ruan pavarësinë energjetike të Kosovës. Ne nuk ishim vend aq i zhvilluar që me lehtësi dhe pavarësisht kostos së lartë, kalon në energji alternative.

Me 500MW që do të prodhoheshin dhe me 10.000 vende të reja të punës që do të krijoheshin, ne kemi besuar se dëmet në ambient do të ishin të pranueshme, në raport me përfitimet që do të kishte Kosova.

LEXO EDHE:

Back to top button