Haradinaj-Stublla: Tre policë janë shqiptarë në aksionin e Vjenës

Ministrja e punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar se disa policë që ishin pjesë e aksionit të madh të policisë së Austrisë të hënën në mbrëmje për të vendosur rend dhe ligj pas sulmit të armatosur terrorist në Vjenë ishin shqiptarë.

”Mbrëmë ka ndodhur diçka e tmerrshme në Vjenë. Tre policë që u angazhuan në aksionin e mbrëmshëm janë me prejardhje shqiptare. Ata ndihmuan austriakët që ti mbrojnë vlerat e tyre themelore të cilat ne i ndajmë me popullin e Austrisë. Kjo tregon sesa mirë janë të integruar shqiptarët. Kosova qëndron fortë kundër terrorizmit dhe ne jemi pjesë e Koalicionit botëror në luftë kundër ISIS-it”, tha Haradinaj-Stublla në Berlin ku po qëndron në vizitë zyrtare.

LEXO EDHE:

Back to top button