Harry rrëfen si takohej fshehurazi me Meghan në fillim të lidhjes

Në vitin 2016-të, Princ Harry dhe Meghan Markle nisën të njiheshin me njëri-tjetrin, por asokohe ju duhej që të ishin kreativ që njerëzit të mos e zbulonin lidhjen e tyre të fshehtë. Së fundmi Harry ka dhënë një intervistë për Dax Shepard, ku ka rrëfyer se si duhej të vepronin ai dhe Meghan në fillim të lidhjes që të mos njiheshin nga të tjerët kur dilnin bashkë.

- Advertisements -

“Herën e parë që Meghan dhe unë u takuam, kur ajo erdhi të rrinte me mua, u takuam në një supermarket në Londër, duke bërë sikur nuk njiheshim. I dërgonim mesazhe njëri-tjetrit nga ana tjetër e rafteve. Kishte njerëz që më shikonin, duke më drejtuar vështrime të çuditshme dhe më afroheshin, më përshëndesnin ose më thoshin diçka tjetër. Unë isha atje vetëm duke dërguar mesazhe. Kështu që ishte bukur. Kisha një kapele bejsbolli dhe shikoja poshtë në dysheme… duke u përpjekur të mos njihesha. Nuk e di sa herë e keni bërë ju këtë gjë, kur ecën në rrugë duke u përpjekur që të mos njihesh. Është e mrekullueshme ajo çfarë shikon. Sa shumë çamçakëz shikon dhe sa shumë këpucë njerëzish. Është një lëmsh”, rrëfeu Harry.

Ndër të tjera gjatë intervistës ai foli edhe për jetën e vështirë në pallatin mbretëror. Harry tregoi se ai u largua nga familja mbretërore, sepse duhej t’i jepte fund ciklit të dhimbjes për hir të pasardhësve të tij.

“Nëse unë kam përjetuar një formë dhimbjeje ose vuajtje, për shkak të dhimbjes apo vuajtjes që ndoshta babai im ose prindërit e mi kanë pasur, unë duhej të sigurohesha që ta thyeja këtë cikël, që mos të trashëgohej tek të tjerët. Ka një dhimbje gjenetike që kalohet brez pas brezi kështu që ne si prindër duhet bëjmë të pamundurën që ajo që më ka ndodhur mua të mos ndodhë tek të tjerët”, është shprehur Harry.

LEXO EDHE:

Back to top button