Helmimi i nxënësve, Llukarovski: Të mos spekulohet

Helmimi i nxënësve, Llukarovski: Të mos spekulohet

Kryetari i Komunës së Karposhit Sotir Lukrovski tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme pas dyshimit për helmimin e fëmijëve në shkollën “Dimo Haxhi Dimov”. Ai tha se është në komunikim të vazhdueshëm me drejtoreshën e kësaj shkolle dhe kërkoi që të mos spekulohet me numrin e nxënësve që kanë simptoma të helmimit. Ai sqaroi se një numër i lartë i nxënësve të kësaj shkolle dje kanë munguar, por kjo nuk do të thotë se mungesat lidhen me helmimin. Sipas tij, aktualisht në shkollë ka edhe raste të lisë së dhenve, ndërsa disa prindër kanë vendosur t’i mbajnë fëmijët në shtëpi për arsye parandaluese.

“Unë do lusja të mos spekulohet me numrat. Jam në komunikim të vazhdueshëm me drejtoreshën e shkollës. Nga ajo që pamë dje nga individ dhe grupe të caktuar në rrjetet sociale për numrat prej 100,90.. kemi rreth 30 fëmijë me simptoma, mes tyre kemi fëmijë që nuk përdorin ushqim, kemi simptoma tek më të rritur, ja unë jam për dy ditë me simptoma të ngjashme kështu të mos e keqpërdorim situatën. Dje rreth 70 nxënës kanë munguar në mësim megjithatë kjo nuk do të thotë se të gjithë janë për shkak të helmimit, për momentin ka fëmijë me variçellë, disa mendojë edhe në mënyrë parandaluese nuk i kanë lëshuar”, deklaroi Sotir Lukrovski, kryetar i Komunës së Karposhit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button