Hetime ndaj mjekut të Maradonës, akuzohet për neglizhencë në trajtim

Policia argjentinase ka kontrolluar shtëpinë dhe zyrën e një prej mjekëve të Diego Maradonës duke sekuestruar të dhënat mjekësore të futbollistit, i cili pak ditë më parë ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak.

Prokurorët po hetojnë mjekun për një vrasje të mundshme ndaj legjendës së futbollit.

Ata po përpiqen të përcaktojnë nëse kishte neglizhencë në trajtimin e Maradona pas operacionit që 60-vjeçari iu nënshtrua ditë më parë.

Ndërkohë, mjeku Leopoldo Luque me lot ne sy ka mohuar çdo akuzë.

“Unë mendoj për gjithçka, shumë. Unë do të doja që ai të ishte këtu. A jam penduar? Nuk e di, sepse ai donte një jetë që nuk ishte e mirë. U përpoqa ta shoqëroja atë në gjithçka, madje e nxora për të luajtur futboll, ai as nuk donte të luante, por unë e nxora për të luajtur”, është shprehur mjeku.

Hetimi ndaj mjekut nisi pas shqetësimeve të ngritura nga tre vajzat e Maradonës rreth trajtimit që ai mori për problemet me zemrën në shtëpinë e tij në Tigre, në veri të Buenos Aires.

Dhjetëra mijëra tifozë duke qarë u rreshtuan për të kaluar pranë arkivolit te Maradonës, i cili ishte vendosur në pallatin presidencial, përpara se të varrosej.

Maradona kishte pësuar një sërë problemesh mjekësore, disa për shkak të përdorimit të tepruar të drogërave dhe alkoolit.

LEXO EDHE:

Back to top button