Hill: Kosova dhe Serbia duhet të zbusin tonet

Hill: Kosova dhe Serbia duhet të zbusin tonet

Ambasadori amerikan në Serbi, nuk mendon se Prishtina mund ta detyrojë Beogradin që me forcë ta pranojë Kosovën si shtet, duke nënvizuar se për zgjidhjen e kësaj çështjeje të rëndësishme edhe për rajonin, nevojitet që të ulen tonet. Kristofer Hill, i cili mori pjesë në qendrën presidenciale për arsim politik, e cilësoi si gjë të mirë pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në “Ballkanin e Hapur” duke nënvizuar se kjo nismë ka për qëllim bashkëpunimin e mirë mes fqinjëve, zhvillimin ekonomik dhe mbi të gjitha uljen e orëve të pritjeve nëpër kufi.

“Nëse njëra palë nuk dëshiron ta bëj një gjë dhe pala tjetër dëshiron këtë njohje. Si mundet që pala që e dëshiron njohjen të merr njohjen, nëse pala tjetër nuk dëshiron ta bëjë. A mund ta bëni me forcë, duke mohuar njohjen ose krijoni kushte që pala tjetër të thotë, mund të jetë e dobishme të ketë njohje. Unë mendoj, se duhet të përmirësohen tonet, nuk mendoj se funksionon mënyra që mund ta bëni me forcë një shtet të njoh shtetin tjetër. Unë nuk mendoj se Prishtina mund ta bëj Beogradin që me forcë ta pranojë, kështu është natyra e negociatave”, tha Kristofer Hill, ambasador i SHBA-së në Beograd. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button