Historia emocionuese që e lidh Shpat Kasapin me aksidentin famëkeq të autobusit, që kishte ndodhur në të njëjtin vend 40 vite më parë

Kjo javë ka qenë vërtetë e trishtë, pasi një autobus me plot shqiptarë që udhëtonte nga Maqedonia e Veriut për në Stamboll, pësoi një aksident në Bullgari.

- Advertisements -

Ngjarja në fjalë ja 45 të vdekur dhe shtatë të lënduar, teksa për rastin pati reagime të shumta deri edhe në mediat ndërkombëtare.

Disa ditë pas ngjarjes, këngëtari i njohur shqiptar me prejardhje nga Shkupi, Shpat Kasapi, ka zgjedhur që të ndajë me fansat e tij një histori shumë interesante që e lidh atë me një aksident të ngjashëm të shumë viteve më parë.

Ai ka parë në të shpërndarë në rrjetin social TikTok një mesazh, ku citohet se si babai i tij i ndjerë, kishte ndihmuar disa njerëz nga një aksident i ngjashëm që kishte ndodhur rreth 40 vite më parë, çuditërisht në po të njëjtin vend.

“Histori e vërtetë që ka ndodh para 40 vitesh në Bullgari aksident tragjik humbin jetën shumë njerëz, një djalë nga Tetova shpëton dhe për ndihmë i shkojnë i ndjeri babai i Shpat Kasapit, Z.Naimi tregon mami im. Shteti nuk i paska ndihmuar për spital, të gjitha shpenzimet i paska paguar babai i Shpatit, si thotë mami im i njëjti vend ka qenë ku janë aksidentuar këta njerëz tash edhe atëherë”, shkruhet në mesazhin që këngëtari e ka ndarë me ndjekësit.

Shpati ka shkruar se ka ngelur i habitur nga kjo histori për faktin se nuk e kishte ditur më parë, por që nuk është befasuar nga gjesti i babait – pasi gjithmonë e ka njohur si një njeri human.

“Nuk e prisja këtë bamirësi nga babai im i ndjerë që është bërë virale dhe mua më erdhi befasi! Por kjo befasi nuk është e rastësishme sepse babai im ka ndihmuar shumë njerëz. Kjo thjeshtë dëshmon që pas 30 vitesh i doli e mira në shesh dhe Zoti e shpërbleftë dyfish në xhenet ishalla”, ka shkruar këngëtari Kasapi.

Për ngjarjen famëkeqe, shteti i Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës mbajtën zi në nder të viktimave. 

LEXO EDHE:

Back to top button