Hoda: Pajtimi konkret  në RMV nuk ka ndodhur, ka ndodhur dështimi total

Kreu i OVL-UÇK Besim Hoda deklaroi në “Programi 200” se pajtimi konkret në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) akoma nuk ka ndodhur. Sipas tij këtë më së miri e dëshmon edhe organizimi ndaras  i manifestimeve me rastin e përvjetorit të luftës. Sipas Hodës që të arrihej një pajtim i mirëfilltë është dashur të përdoret modeli i Belgjikës, ku lufta mes flamanëve dhe valonëve është trajtuar njësoj nga shteti, si një luftë ku fajtor kryesor  ka qenë Kushtetuta.

“Fatkeqësisht ka ndodhur një dështim total se sa një pajtim konkret. Sepse pajtimi konkret bëhet nëpërmjet ndërtimit të institucioneve që bëjnë pajtimin. Pra një shembull konkret është Belgjika që ka pas një luftë të ngjashme qytetare mes flamanëve dhe valonëve dhe pas ndërprerjes së asaj lufte është bërë një muze i përbashkët, ku është dorëzuar gjithë armatimi, gjithë pjesët e luftës dhe njësoj është trajtuar ajo luftë nga ana e shtetit, si një luftë ku fajtor kryesor ka qenë Kushtetuta e shtetit. Edhe lufta e Maqedonisë e dëshmoi këtë, meqë që pas lufte u ndërrua kushtetuta, do të thotë kusht për ndërprerjen e luftimeve ishte ndërrimi i kushtetutës dhe ja tani do të bëhet manifestimi për 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit dhe konkretishtë palët konkrete bëjnë manifestime përkujtimore të ndara totalisht”, deklaroi Besim Hoda, kryetar i OVL-UÇK.

LEXO EDHE:

Back to top button