Horoskopi për datën 1 tetor
Horoskopi për datën 1 tetor
E marta do të ketë kuptimin e saj të veçantë për familjen tuaj, për planet dhe punët tuaja personale. Kjo ditë do të mbahet mend pwr emocione të ndryshme, të këndshme. Marrëdhëniet tuaja me përfaqësues të kompanive, institucioneve, zyrave mund t’ju sjellin ide interesante dhe rezultate të rëndësishme. Të martën do të kenë zhvillim disa ngjarje që keni përjetuar gjatë javës së kaluar. Sot mund të jeni me fat në disa blerje ose të jeni të kënaqur me ato që kanë të bëjnë me shtëpinë, biznesin etj.
Nëse keni lindur nën shenjën e Dashit, Luanit apo Shigjetarit, sot mund të merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen tuaj dhe të filloni të përgatiteni për realizimin e tyre. Kjo ditë sjell ndryshime të ndryshme në disa nga planet tuaja në mënyrë që të përshtateni me rrethanat e reja. Sot, mos kërkoni përgjigje për pyetjet që lidhen me problemet apo marrëdhëniet e paqarta. Ka një mision tjetër në jetën tuaj këtë ditë. Sot, shumë do të jenë të lumtur të kenë një bisedë emocionale që do të zhvillohet përmes telefonit ose online. Dashuria sot mund t’ju befasojë ose mund t’ju japë siguri, mbështetje – diçka që do t’ju duhet në këtë moment. Nëse keni lindur në shenjën e Dashit, sot do të keni një ditë më të qetë dhe më të organizuar. Nëse keni lindur në shenjën e Luanit, pritshmëritë tuaja për këtë ditë do të lidhen në një farë mënyre me një vendim, veprim ose përmbushje të një angazhimi nga një dikush tjetër. Për të lindurit në shenjën e Shigjetarit, e marta sjell më shumë tension, konflikte të shkaktuara nga padurimi i dikujt apo dëshira për të imponuar vullnetin e tyre.
Nëse keni lindur nën shenjën e Demit, Virgjëreshës ose Bricjapit, të martën veprimet tuaja do të përcaktohen nga mendimi juaj për atë që është më e mira për ju personalisht. Kjo nuk do të thotë se do të jeni egoist. Sot do të përpiqeni të jeni praktik, të mos humbni kohë dhe energji, para apo burime materiale. Do jeni më konservatorë në veprime dhe vendime, por edhe më të mençur se dje. E marta mund të befasojë në mënyrë të pakëndshme disa prej jush me problemet shtëpiake që kanë lindur sot, por që i keni injoruar deri më tani për arsye të ndryshme. Nëse keni lindur në shenjën e Demit, sot rivlerësoni veprimet dhe vendimet tuaja nga fillimi i vitit e deri më tani dhe shikoni se ku keni gabuar dhe ku ia keni dalë. Kështu do të mund të organizoni më mirë planet tuaja deri në fund të vitit. Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës do kenë një ditë në të cilën do të organizojnë dhe zbatojnë më lehtë planet e tyre. Nuk përjashtohet një takim i këndshëm. Të lindurit në shenjën e Bricjapit do të kenë kontakte me një person që nuk e njohin personalisht, por me të cilin mund të diskutojnë çështje, plane apo ide të rëndësishme, përfshirë ato që lidhen në një farë mënyre me familjen.
Nëse keni lindur në shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit, kjo ditë do të jetë e favorshme për zhvillimin e planeve dhe marrëdhënieve tuaja financiare. Momente të lehta paniku dhe tensioni janë të mundshme, të cilat do të kalojnë shpejt. Synoni për biseda të këndshme sot. Shmangni bisedat serioze rreth temave që të tjerëve nuk u pëlqejnë, i konsiderojnë fyese ose kanë dyshime. Përdorni tendencat e favorshme të kësaj dite për të rifilluar ose zhvilluar kontaktet tuaja me njerëz jashtë qytetit ku jetoni. Nëse keni lindur në shenjën e Binjakëve, sot keni një bisedë që do të ketë një zhvillim të favorshëm ose do t’ju japë një mundësi të re për t’u shprehur. Ditë të suksesshme do kenë edhe të lindurit e shenjës së Peshores, por sot dhe fati do jetë në anën tuaj kur duhet. Të lindurit në shenjën e Ujorit mund të vendosin të blejnë diçka për një person të dashur, të organizojnë një surprizë apo një gjest tjetër vëmendjeje.
Nëse keni lindur në shenjën e Gaforres, Akrepit apo Peshqve, të martën rreziqet kryesore të problemeve serioze do të lidhen me marrjen e vendimeve të nxituara. Shmangni veprimet në mënyrë impulsive, jopraktike ose jokonsistente. Sot do të prireni të refuzoni këshillat e të tjerëve, sado të mira të jenë për ju. Puna juaj do të kërkojë vëmendje, veçanërisht nëse pozicioni juaj është i kërcënuar ose nëse në kompaninë tuaj po ndodh ndonjë riorganizim. Të lindurit në shenjën e Gaforres mund ta shfrytëzojnë këtë ditë për pagesa të ndryshme, për të shlyer faturat e shtëpisë apo për të blerë gjëra për shtëpinë. Të lindurit në shenjën e Akrepit do të kenë një angazhim serioz në lidhje me shtëpinë apo familjen, të cilin nuk këshillohet ta shtyni për një ditë tjetër. Të lindurit në shenjën e Peshqve, bëni kujdes në biseda, marrëveshje dhe premtime, ku mund të mashtroheni me informacione të rreme ose të gënjeheni qëllimisht.