Hoti: Kemi qeveri stabile, s`ka arsye për kombinime tjera

“Qeveria është stabile, derisa është kështu nuk shoh arsye për kombinime të tjera”, kështu u përgjigj kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në pyetjen për përfshirjen e mundshme të PDK-së në qeveri.

I pari i ekzekutivit kosovar, Abdullah Hoti edhe njëherë theksoi se tema e asociacionit nuk do të hapet më.

“Asociacioni nuk diskutohet, do të kujdesen qe procesin e dialogut të shkojë përpara, nëse për ndonjë arsye nuk shkon përpara nuk do të jetë për shkak të Qeverisë së Kosovës për shkak të Serbisë”, tha Hoti.

Hoti pas mbledhjes së sotme tha se miratuan 15 marrëveshje që ai i quajti të rëndësishme që do të nënshkruhet të premten me Shqipërinë. Sipas Hotit në këtë mënyrë do të thellohet bashkëpunimi në mes të dy vendeve.

Për krijimin e zyrës e cila do të ofrojë asistencë për qytetarët e Luginës, Hoti tha se kjo do të jetë një mbështetje për qytetarët e Luginës për të mbrojtur dhe promovuar të drejtët e tyre, për t’i mbështetur në fushën e arsimit, në aktivitetet kulturore për në punësim duke nxitur bashkëpunimin në mes odave dhe bizneseve.

Hoti tha se në mbledhjen e se premtes një prej pikave të jetë edhe analiza e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe nënshkrimi i një deklarate të përbashkët ku do t’u kërkojmë Kuvendeve mbikëqyrjen e marrëveshjeve.

LEXO EDHE:

Back to top button