Hoxha: Bujqësisë nuk do t’i shkurtohen mjetet, sepse duhet të realizohen projektet kapitale

Sektori i Bujqësisë nuk do të përjetoj shkurtime të buxhetit për arsye se ka projekte kapitale të cilat duhet të realizohen, ngase janë jetike për zhvillimin e bujqësisë, siç është sigurimi i ujit për ujitjen e tokave pjellore. Kështu deklaroi në emisionin “Magazina Ekonomike”, ministri i bujqësisë, Arianit Hoxha sipas të cilit nuk mund të ketë shkurtime të mjeteve sepse pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi, dikasteri që ai drejton duhet të realizoj projektet që kanë një kontinuitet.

- Advertisment -

Në kuadër të ministrisë ka projekte kapitale të cilat po investohen në drejtim të sigurimit të ujit për ujitje të tokave, dhe pavarësisht situatës që ka qenë pjesa e pandemisë këto projekte nuk janë ndalur, dhe nuk do të ndalen sepse këto janë jetike për zhvillimin e bujqësisë, respektivisht për rritjen e prodhimtarisë vendore… Ne do duhet të dimë saktë se shteti në cilat pjesë do të fokusohet, dhe të gjitha analizat që po bëhen për momentin nga trupat punuese brenda ministrisë bashkërisht me partnerët social të cilët bashkëpunojnë me ministrinë, odat ekonomike, shoqatat bujqësore që të mund të orientojmë një kornizë e cila do të ketë strategji afatgjate për ta shndërruar vendin tonë si një rajon i cili jo vetëm që do prodhoj për vendin por do arrij që produkte të caktuara të jemi konkurrent edhe duke eksportuar, pasi kjo do ta rregullonte edhe aspektin tregtar të shtetit tonë”, tha Arianit Hoxha, ministër i bujqësisë duke shtuar se investimet do vazhdojnë.

LEXO EDHE:

Back to top button