Hoxha: Po bëjmë përpjekje për të ndihmuar vreshtarët

Cilësia e rrushit këtë vit nuk është e tillë siç prisnim dhe për shkak të rrethanave natyrore në vreshtari ka thuajse fatkeqësi elementare, por me masat që i ndërmori Qeveria të gjithë vreshtarët që do ta dorëzojnë rrushin i fitojnë tetë denarë nga shteti, nëse merren parasysh të gjitha masat së bashku si dhe ajo që do ta fitojnë nga blerësit, porositi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha.

“Ndodhemi në një situatë e cila nuk varet shumë nga faktori njeri sa varet nga rrethanat natyrore. Përmes masave që i kemi ndërmarrë si Qeveri kemi arritur deri diku të dalim në ndihmë që të mos ndodhë më e keqja. Nëse nuk ndërmarrim asgjë rrushi i cili është nën cilësinë e duhur dhe pa pjekurinë teknologjike do duhej të mbetej në vreshta, ndërsa ky do të ishte problem i madh”, tha Hoxha duke nënvizuar se Ministria e Bujqësisë po ndjek nga afër situatën me rrushin që sipas tij nuk varet nga faktori njeri por nga kushtet natyrore.

“Jemi duke e ndjekur situatën dhe çdo ditë jemi në kontakt me Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë, i cili është i pranishëm në vendngjarje dhe po bëjmë përpjekje maksimale, por edhe ne edhe vreshtarët jemi të vetëdijshëm për situatën dhe përmes dialogut dhe partneritetit me kantinat e verës po ndihmojmë që të blihet sasi sa më e madhe e rrushit që t’i shmangemi skenarit më të keq”, theksoi Arianit Hoxha, ministër i bujqësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button