COVID-19: Vazhdon ndihma e NATO-s për Maqedoninë e Veriut

NATO ka dhuruar edhe 60 respiratorë për Maqedoninë e Veriut, transmeton Alsat. Donacioni është koordinuar nga Qendra Koordinuese Euro-Atlantike për Reagim gjatë Fatkeqësive (EADRCC), ndërsa është mbështetur financiarisht nga Republika Çeke, Lituania, Holanda, Mbretëria e Bashkuar si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga shërbimi për marrëdhënie me publikun pranë NATO-s njoftojnë se respiratorët do të shpërndahen në qendrat spitalore për trajtim të Covid-19 në Shkup, Tetovë, Shtip, Prilep, Manastir dhe Ohër.

Ndryshe, me 30 dhjetor të vitit të kaluar NATO kishte dhuruar 60 respiratorë tjerë si ndihmë për Maqedoninë e Veriut në luftën kundër Covid-19. Aleanca Veri-Atlantike njofton se javëve në vijim, në Maqedoninë e Veriut  do të arrijnë pajisje mjekësore, të cilat janë paraparë si ndihmë për ballafaqim me pandeminë.

LEXO EDHE:

Back to top button