Përfundoi regjistrimi i popullsisë, ja sa persona u regjistruan

Me përqafim mes drejtorit dhe zv. Drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikave u shënua përmbyllja e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Vlerësimi I drejtuesve të Entit të Statistikave është se regjistrimi u realizua me sukses, ndërsa numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar në vend është 1.832.696. Kemi 837.232 apartamente, 568.178 familje si dhe 53 503 objekte. Drejtorit i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski tha se janë vizituar të gjitha objektet në vend, prej të cilave 91% janë lëndë e regjistrimit, ndërsa 9% I mbetur janë objekte biznesi.

Ndërsa sa i përket regjistrimit në diasporë, gjithsej janë regjistruar 204.805 persona. Numri i të regjistruarve nga vendet e Evropës Perëndimore është më i lartë, ndërsa i atyre përtej oqeanit është më i ulët -deklaroi Apostol Simovski- drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

Simovski theksoi se të gjithë ata që kanë refuzuar të regjistrohen, sidoqoftë do të jenë pjesë e numrit të përgjithshëm, pasi që do të kryqëzohen të dhënat nga më shumë baza të të dhënave. Sipas tij, çdokush që jeton në shtet mund të regjistrohet. Shton se numri i qytetarëve që kanë refuzuar të regjistrohen është shumë i vogël.

Ai është numër minimal, është numër më i vogël se 1 për qind. Ajo që është me rëndësi është se procesi i regjistrimit është realizuar plotësisht dhe me sukses. Të gjitha objektet u vizituan dhe të gjithë qytetarët patën mundësinë të jenë pjesë e regjistrimit. Përsëris se të gjithë ata qytetarë , pa marrë parasysh arsyet, që nuk janë përfshirë në regjistrim, por janë pjesë e bazave të të dhënave me të cilat disponojmë, do të jenë pjesë e regjistrimit – tha Apostol Simovski- drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

Ndryshe, rezultatet nga regjistrimi i popullsisë do të dihen më së voni në mars të vitit 2022, megjithatë shtojnë se pritjet janë që të njëjtat të jenë gati në fillim të vitit të ardhshëm. Sa i përket dallimit në numrin e banorëve krahasuar më atë nga regjistrimi I fundit në vend, përkatësisht numër më i vogël për rreth 170 mijë banorë, zv. drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami, tha se do të verifikohet se ku janë ata qytetarë.

Vet numri prej 1.832.696 nësre e krahasojmë me regjistrimin e fundit kur ishin pak më shumë se dy milionë , llogarisim se këto rreth 17 mijë qytetarë pa përfshirë natalitetin, janë diku. Nëse nuk janë këtu, atëherë janë jashtë. Dhe kjo lëvizje ndikon që në disa vendbanime të ketë më pak banorë , por se përse ka ndodhur kjo është shumë me rëndësi dhe të dhënat do t’i kemi më tutje – u shpreh Ilmi Selami- zv. Drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

Simovski tha se për të gjithë ata që kanë refuzuar të regjistrohen do të ketë sanksione.

Evi Shkopi

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button