Milikije Halimi nuk pranon përballjen: Nuk diskutoj me individë që nuk jetojnë në Haraçinë

Milikije Halimi, kryetare aktuale dhe kandidate edhe për një mandat nga LSDM, nuk e ka pranuar ftesën që të jetë pjesë e debatit në emisionin “Rruga Drejt”, i cili sonte i është kushtuar Haraçinës – komunës  të cilën ajo e drejton, shkruan Alsat.

Ajo në përgjigjen drejtuar televizionit Alsat, ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme të diskutojë me individë që nuk jetojnë brenda komunës së Haraçinës, duke iu refeëruar kandidatëve të ASH/Alternativa Naim Sinani dhe Ridvan Ibraimi nga BDI.

“Faleminderit për ftesën, kundër kandidatët jetojnë dhe veprojnë në Shkup, nuk e shoh të arsyeshme të diskutoj me individ që nuk jetojnë brenda komunës tonë dhe nuk i dinë hallet e banorëve të komunës së Haraçinës”, deklaroi ajo./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button