Ibrahimi: Jetoj me gjithë familje në Haraçinë, nganjëherë e bëjë gjumin në Shkup
Kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Haracinës, Ridvan Ibrahimi, i është përgjigjur Halimit, duke thënë se ai jeton me gjithë familje në Haraçinë, mirëpo ndodhë që ndonjëherë gjumin ta bëjë në Shkup, shkruan Alsat.
Ibrahimi këto deklarata i bëri pasi, Milikije Halimi, kryetare aktuale e Haraçinës, nuk pranoi të ishte në përballje me kandidatët e tjerë për këtë komunë, duke thënë se nuk e sheh të arsyeshme të diskutojë me individë që nuk jetojnë në këtë komunë.
“E gjithë familja ime jeton në Haraçinë, aty jemi bashkërisht, përvec asaj që ndodhë ndonjëherë me mundësitë e mija dhe të familjes, që gjumin ta bëjmë edhe në Shkup, ju garantoj që Ridvani me familje, jeton dhe vepron në Haracinë”, tha ai në emisionin “Rruga Drejt”./ Alsat.mk








