Sinani: Kohë pas kohe jemi të detyruar t’i shfrytëzojmë banesat tona në Shkup, është faji i kryetares

Kandidati për kryetar të Komunës së Haraçinës nga koalicioni  ASH/Alternativa, Naim Sinani, ka thënë se mungesa e kryetarës Milikije Halimi, për të do të thotë se ajo nuk ka çfarë të thotë para opinionit, shkruan Alsat.

Sinani në emisionin “Rruga Drejt”, i është përgjigjur po ashtu Halimit, duke i thënë se edhe ai jetonë në Haraçinë, mirëpo nganjëherë janë të detyruar t’i shfrytëzojnë banesat në Shkup.

“Sa i përket mungesës së kundërkandidatës tjetër, për mua kjo do të thotë se ajo nuk ka çfarë të thotë para opinionit dhe është pranim i disfatës para zgjedhjeve. Edhe ne jetojmë në Haraçinë, por kohë pas kohe jemi të detyruar t’i shfrytëzojmë banesat tona në Shkup. Por ky është faji i kryetares, pasi që, aty mungojnë kushtet për jetë”, ka thënë ai./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button