Sinani: Kanalizimi në Haraçinë, sfidë për secilin që e merr detyrën

Sipas kandidati për kryetar të Komunës së Haraçinës nga koalicioni ASH/Alternativa, Naim Sinanit,  çështja e kanalizimit në Haraçinë, është një sfidë në vete për udhëheqësit e ardhshëm, kushdo që ta marrë detyrën.

Ai thotë se zgjidhja e vetme për këtë problem është ndërtimi i stacionit të ndërtimit, teksa akuzon qeverisjen e tanishme të kësaj komune, që e kanë pasur premtim elektoral dhe nuk e kanë realizuar, shkruan Alsat.

“Çështja e kanalizimit është një sfidë në vete për udhëheqësinë e Haraçinës, kushdo që e merr detyrën. Udhëheqësia në largim tentojnë të argumentojnë se kanë vënë disa gypa rrugëve kryesore të Haracinës, dhe të mjegullojnë para opinionit se kanë kryerë punë. Kanalizimi nënkupton ndërtimin e stacionit të filtrimit. Fillimisht kërkohet të bëhet punë serioze dhe kjo duhet të bëhet me stacionin e filtrimit, e pasatj të flasim për gypat. Aktualisht në Haracinë nuk ka kanalizimi, ka qenë premtim i udhëheqësisë dhe nuk ëhstë realizuar”, ka thënë Sinani./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button