Ibrahimi: 4 vitet e fundit Haraçina nuk ka asnjë pikë ujë

Ridvan Ibrahimi, kandidati i BDI-së për kryetar të Haraçinës, ka folur në lidhje me problemin që kjo komunë ka me mungesën e ujit.

Ai në emisionin “Rruga Drejt”, ka thënë se para katër viteve Haraçina ka pasur ujë, mirëpo tash nuk ka asnjë pikë, derisa banorët janë detyruar që me vetëfinancim të hapin puse.

“Problemi i ujit në Haracinë gjithashtu është shumë elementar dhe mëse i nevojshëm. Të gjithë banorët janë të informuar se Haraçina para 4 viteve kishte ujë. 4 vitet e fundit realisht Haraçina nuk kishte një pikë ujë, u detyruan të gjithë banorët të hapin bunare me vetëfinancim. Por ne kemi zgjidhje për këtë çështje. Në mënyrë urgjente do bëjmë kontrolle nga ekspertët për të parë ato puse në çfarë gjendje janë”, ka thënë ai./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button