“Monstra”, Ismailoviq dërgohet në burgun e Shutkës

“Monstra”, paraburgim për Ismailoviqin e Azirin

Prokuroria kërkoi paraburgim për Agim Ismailoviqin, i akuzuar për rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë afër liqenit të Smilkovës. Prokurorja Fatime Fetai tha se paraburgimi për Ismailoviqin u kërkua për shkak të dyshimeve se mund të arratiset, pasi përveç shtetësisë së Maqedonisë ka dhe shtetësi të Kosovës. Për shkak se gjykimi u shty, pas kërkesës për paraburgim, në vend të gjykatësit që e gjykon Ognen Stavrev, vendosi Këshilli Penal, i cili konfirmoi paraburgimin për Agim Ismailoviqin dhe për Fejzi Azirin.

Gjykata Penale:

“Të pandehurit F.A iu shqiptua masa e paraburgimit për 30 ditë, dhe e njëjta u dërgua në Burgun hetues Shkup, ku po mbahet i pandehuri, ndërsa për A.I. është shqiptuar masa e paraburgimit dhe e njëjta është dorëzuar në Ministrinë e Brendshme. ”

Ndonëse sot rasti “Monstra” u anulua, prokurorja Fetai kërkoi që personat për të cilët kërkoi paraburgim, të qëndrojnë në gjykatë derisa gjyqi nuk vendosë nëse do ketë paraburgim, duke pas parasysh se të akuzuarit rrezikojnë burg të përjetshëm. Për këtë gjykatësi Ognen Stavrev tha;

Unë nuk mundem t’i mbajë këtu në gjyq. Gjykatës të tjerë janë kompetent të vendosin nëse do ketë paraburgim”-tha Ognen Stavrev, gjykatës.

Pas këtij qëndrimi të gjykatësit, Agim Ismailoviq u largua, edhe pse prokuroria këmbëngulte ai të qëndrojë në gjykatë. Më pas policia e gjeti Ismailoviqin në shtëpinë e tij dhe e dërgoi në burgun e Shutkës. Përveç tij edhe Fejzi Azirit të akuzuar në këtë rast janë edhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Në Kosovë gjenden të akuzuarit e parë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq për të cilët ende pritet të ekstradohen në vend.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button